NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    2 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    3 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    1 day ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kush guxon të thotë dhe të betohet se imzot qenka i shkarë nga trutë?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kush guxon të thotë dhe të betohet se imzot qenka i shkarë nga trutë?!

Neutrale
Last updated: 2022/10/30 at 10:53 AM
Neutrale 4 years ago
Share
Circa 1600, Don Quixote and Sancho Panza riding their mounts in a scene from Part I, Chapter 7 of Miguel de Cervantes' 'Don Quixote' (pub. 1605) 'It was yet early in the morning, at which time the sunbeams did not prove so offensive'. Original Artwork: Engraving afte (Photo by Hulton Archive/Getty Images)
SHARE

MIGUEL DE CERVANTES SAAVEDRA
DON KISHOTI I MANÇËS
(Vol. II, Kapitulli LVIII)

Në shqip Bajram Karabolli

Më në fund, pasi u pastrua tryeza, Don Kishoti, me gjakftohtësi të madhe, ngriti zërin dhe tha:
– Një ndër mëkatet më të mëdha që bëjnë njerëzit, edhe pse disa thonë se është mendjemadhësia, unë them se është mosmirënjohja, duke i qëndruar, kështu, asaj, që, zakonisht, thuhet: Ferri është i mbushur plot me mosmirënjohës. Këtij mëkati, për aq sa kam mundur, jam përpjekur t’i shmangem, që kur arrita moshën e arsyes, dhe, nëse nuk kam mundur ta shpërblej, ashtu siç duhej, të mirën që më kanë bërë të tjerët, të paktën, e kam bërë të njohur emrin e mirëbërësit, duke e publikuar dhe trumbetuar me forcë, gjithandej. Zotërinj, njeriut, të mirat që i bëjnë të tjerët, jo vetëm që duhet t’ua shpërblejë, në rastin më të parë që mundet, por duhet edhe t’ia rrëfejë botës, sepse mirësia duhet të merret vesh nga kushdo; por, për fat të keq, në këtë botë, më shumë janë ata që marrin, sesa ata që japin. Vetë Zoti është dhënësi dhe bamirësi më i madh, kësisoj, njeriu duhet të ndjekë shembullin e Perëndisë, prandaj, edhe pse nuk kursehem për mirënjohje, prapë, nuk mundem t’jua shpërblej, ashtu siç e meritoni, mikpritjen e madhe që po më bëni ju, kësisoj, jam i detyruar të mbetem brenda kufijve të ngushtë të fuqisë sime, duke ju ofruar atë që mundem dhe që kam, nga pasuritë e mia. Prandaj, them se, në mes të rrugës, që të çon në Zaragoza, do të ndalem dhe nuk do të pushoj së thëni dhe së provuari, për dy ditë resht se, këto zonja, të pranishme këtu, të veshura si baresha, janë vajzat më të bukura dhe më të sjellshme në botë, me përjashtim të së pakrahasueshmes, Dulqinjë të Tobozës, e cila është e vetmja zonjë që ka robëruar mendimin dhe zemrën time. Me gjithë respektin e duhur për ju, që më dëgjoni, kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme.
Sançoja, pasi e dëgjoi me vëmendje të madhe të zotin, me zë të lartë, foli e tha:
– Si është e mundur që paska njerëz në botë, të cilët guxuakan të thonë dhe të betohen se imzot qenka i shkarë nga trutë?! Pa na thoni, zotërinj barinj: A ka ndonjë prift fshati juaj, sado i ditur dhe i kënduar qoftë, që të ligjërojë e të thotë gjëra kaq të mençura, si ato që sapo tha imzot? Tjetër: më thoni, zotërinj fshatarë, a ka kalorës endacak, sado i famshëm dhe trim të jetë, që të bëjë ato që merr përsipër, këtu, të bëjë imzot?
Në këtë kohë, Don Kishoti, me fytyrë të ndezur nga zemërimi, iu drejtua Sanços dhe i tha:
– Dëgjo, Sanço! Nuk është e mundur të ketë në botë njeri që të të dëgjojë ty dhe të mos thotë se, jo vetëm, je i marrë, por je i mbuluar nga koka, deri te këmbët, me marrëzira. Vërtet, unë nuk e di se, deri ku shkon dashakeqësia dhe djallëzia jote. Po kush të pyeti ty, or hajvan, të vlerësosh mençurinë dhe zotësinë time? Kafsho gjuhën dhe mos fol për mua, por shko dhe hidhi shalën Rosinantin, se do nisemi menjëherë dhe do të përmbush zotimet që mora, para këtyre zotërinjve; dhe ta dish mirë se do ta mund këdo që do të më dalë përpara dhe do të guxojë të më pengojë në misionin tim të shenjtë.

Neutrale October 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
2 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
3 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
10 hours ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
10 hours ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
11 hours ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?