Ilir Meta, kreu I Partisë së Lirisë, i zgjedhur dje nga Konventa e parë e kësaj partie, sot ka falënderuar përzemërsisht të rinjtë.
Ai uron gjithashtu delegatët për votëbesimin dhe të zgjedhurit në Komitetin Drejtues.
Postimi i plotë i Metës:
Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve! ✌️🇦🇱