MUHEDIN EFENDI BEJLERI
(Mësuesi i vëllezërve Frashëri)
Muhedin Efendi Bejleri ka lindur në Libohovë rreth viteve 1940 në familjen e kadiut Taush Efendi Bejlerit. Arsimin fillor e mbaroi në Libohovë dhe Medresenë e mbaroi në Gjirokastër. Në Stamboll vazhdoi studimet Teologjike-Juridike në Medresenë e xhamisë së Sulltan Fatihut.
Në vitet 1861- 1863 ka punuar mësues në mejtebin e Frashërit, ku ka patur nxënës vëllezërit Frashëri përpara se ata të zhvendoseshin me banim në Janinë.
Familja Frashëri kishte tetë fëmijë;
Abdylin (1839-1892),
Nafisenë (1841-1894), Sherifin (1843-1874),
Naimin (1846-1900),
Shanishanë (1848-1871), Saminë (1850-1904), Tahsimin (1853-1876), vdiq i ri,
Mehmetin (1856-1918).
Familja Frashëri kishte lidhje krushqie me familjen Libohova.
Në vitin 1875 Muhedin Efendi Bejleri emërohet kadi në Ulqin.
Në vitin 1878 Muhedin Efendi Bejleri emërohet kadi në Filat.



