NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    14 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dafina, bima mesdhetare e “triumfeve”, por edhe e shëndetit të mirë.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dafina, bima mesdhetare e “triumfeve”, por edhe e shëndetit të mirë.

Neutrale
Last updated: 2022/10/30 at 8:54 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Dafina (Laurus nobilis), është një dru shumëvjeçar aromatik me gjelbërim të përhershëm.

Ajo në formën natyrale haset më së shumti si shkurre e madhe mbasi dendësia dhe shtesa natyrale nuk e lejon që të kap lartësi të mëdha.
Në ambjente të hapura ose në pyje të rralluara, dafina zhvillohet si një dru i lartë dekorativ, i hijshëm dhe me hije të këndshme gjatë verës.

Bën pjesë në familjen e bimëve të lulëzuara Lauraceae.
Konsiderohet si bimë endemike mesdhetare dhe gjendet e egër ose e kultivuar në kodra me lartësi të mesme dhe mbërrin deri në kufijtë e klimës kontinentale.
Dafina (Laurus nobilis ) figuron dukshëm në kulturën klasike greko-romake, por edhe ilire si simbol i triumfit.
Kurora me gjethe dafine u vihej mbi krye fituesve të garave, olimpiadave, arteve skenike, oratorëve, luftëtarëve të shquar etj.

Në proverbat ballkanike, por thekshëm shqiptare, përdoret shprehja: “Mos fli mbi dafina”.

Kjo shprehje ka kuptimin që edhe kur je fitues apo i përmbushur, përsëri duhet të jesh i vëmendshëm për atë çfarë fati apo rrethanat të rezervojnë.

Në mbarë botën, shumë lloje të tjera bimësh në familje të ndryshme quhen gjithashtu “gji” ose “dafinë”, përgjithësisht për shkak të ngjashmërisë së gjetheve ose aromës me Laurus nobilis.

Përdorimi dhe dobitë:

Më kryesore dhe ta keni në vëmendje mbetet çaji me gjethe dafine, një pastrues shumë i mirë i rrugëve respiratore dhe mushkrive.

Bima është burimi i disa produkteve(esencave) të njohura të përdorura në një shumëllojshmëri të gjerë recetash, veçanërisht në kuzhinat mesdhetare.
Në Itali psh, më shpesh, gjethet aromatike shtohen të tëra në salcat italiane të makaronave. Zakonisht ato hiqen nga enët përpara se të shërbejnë, përveç nëse përdoren si një garniturë e thjeshtë.

Gjethet e plota të dafinës kanë një jetëgjatësi të gjatë prej rreth një viti, në temperaturë dhe lagështi normale.
Gjethet e plota të dafinës përdoren pothuajse ekskluzivisht si agjentë shijeje gjatë fazës së përgatitjes së ushqimit.

Në kuzhinën shqiptare gjethet e dafinës përdoren në disa receta gatimi, si në rosto secili prej konsumatorëve e ka gjetur brenda racionit të mishit, në gjellë jani për shije e aromë, supa të ndryshme, gatimet e lepurit të egër e të butë, por kjo nuk përjashton pjatat e tjera.

Pluhuri i gjetheve të bluara të dafinës përdoren gjithashtu në disa gatime dhe nuk krijojnë asnjë shqetësim pse i gëlltisim.

Kokrrat e thara të dafinës dhe vaji i gjetheve të shtypura mund të përdoren si erëza të forta, por edhe druri mund të digjet për aromatizues të fortë të mjediseve të mbyllura.

Gjethet e bluara ose thjesht natyrale janë përdorur si astringent dhe balsam për plagët e ndryshme.
Përdoret gjithashtu në terapi masazhi dhe aromaterapie.

Një ilaç popullor për skuqjet dhe alergjitë e shkaktuara nga dredhka dhe hithrat djegëse është një napë e lagur dhe ujin e gjetheve të ziera të dafinës.

Ka shumë referime për efektet e dafinës, por vlen për t’u përmendur natyralisti romak Plini Plaku i cili renditi një sërë kushtesh që vaji i dafinës supozohej të trajtonte: paralizën, spazmat, dhimbjet e nervit shiatik, mavijosjet, dhimbjet e kokës, infeksionet e veshit dhe reumatizmin.

Vaji i dafinës është një ndër esencat më të kërkuara në industrinë farmaceutike, parfumeri dhe zbukuruese.
Gjithashtu për t’u shënuar është fakti se ai është një nga përbërësit dytësor dhe karakteristikë dalluese aromatike e sapunit të famshëm të Alepos.

Neutrale October 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
14 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
15 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
16 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
16 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?