Kryeministri Edi Rama, prej dje, ndodhet për vizitë dhe takime në qarkun Dibër.
Ai ka ndalur sot në Peshkopi, ku bën disa takime.
Në shënimin e tij në “Facebook” ai shkruan “Dibra turistike po merr pak nga pak formën e kopshtit të gjelbër të Tiranës”
Ja postimi:
📍Peshkopi – Falë buqetës së agroturizmave që po shtohen hap pas hapi, prodhimeve bio, natyrës plot peizazhe piktoreske, llixhave e mikpritjes tradicionale, Parkut të Madh ndërkufitar Korab-Koritnik që po krijojmë me status të veçantë, Rrugës së Arbërit padyshim, Dibra turistike po merr pak nga pak formën e kopshtit të gjelbër të Tiranës😍⭐️🏞 ⛰
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️