Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbasi mediat dhe politika e kanë akuzuar për shifra marramendëse të harxhuara plr udhëtime.
Ai ka publikuar shifrat e udhëtimeve jashtë shtetit të tij për vitin 2021 dhe të Sali Berishës kur ka qenë kryeministër në vitin 2010.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai shprehet se akuza e Berishës, i cili tha se shpenzimet e kreut të qeverisë për charterat shkojnë deri në 22 milionë euro është shpifje.
Rama deklaron se shpenzimi mesatar vjetor në 2010 kur ishte Sali Berisha kryeministër, ishte 251.365 . Për vitin 2021, ishte 64.972 lekë të reja.
“Shpifja monumentale e miliona € për udhëtimet jashtë vendit tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:2010- 251.365 Lek të reja2021- 64.972 Lek të reja”-shkruan kryeministri