Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka thënë se nga vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KW, preken 60% e qytetarëve shqiptarë.
Nga ky vendim do të goditet shtresa e mesme, theksoi ai
Berisha deklaroi gjithashtu, se Edi Rama duhet të japë përgjigje për këtë vendim.
“PD garanton se nga kjo rritje do preken të paktën 60% e qytetarëve shqiptarë, dhe preket e tërë shtresa e mesme, goditet shtresa e mesme. Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra milion euro charter”, tha ai.