Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga zv.kryeministrja Balluku dhe ministrja Krifca, ka ndalur në biznesin privat të një familjeje në Bulqizë dhe shënon në rrjetet sociale, se një bulqizak i mençur e punëtor, Drilon Voci, me mbështetjen e qeverisë përmes programit IPARD II ka ndërtuar një pikë grumbullimi dhe linjë përpunimi për bimët aromatike medicinale, kërpudhat, mjaltin, bimët dekorative, kërmijtë, me fokus eksportin në tregjet evropiane.
Mund të shihni edhe shembullin e thjeshtë konkret, të një familjeje punëtore.
Postimi i tij:
📍Bulqizë – Në pikën e grumbullimit të bimëve medicinale, ku një bulqizak i mençur e punëtor, Drilon Voci, me mbështetjen e qeverisë përmes programit IPARD II ka ndërtuar një pikë grumbullimi dhe linjë përpunimi për bimët aromatike medicinale, kërpudhat, mjaltin, bimët dekorative, kërmijtë, me fokus eksportin në tregjet evropiane🫐🌿☘️🌾🐝🍯
*Mund të shihni edhe shembullin e thjeshtë konkret, të një familjeje që për mbledhjet e një dite ka marrë nga pika e grumbullimit të Drilonit 35 mijë lekë të reja👏👏👏👏👏
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️