SPAK ka kërkuar dënimin me burg në masën katër vite e gjysëm (54 muaj) për ish-gjyqtaren Mimoza Margjekaj, e akuzuar për korrupsion.
Gjithashtu është kërkuar 4 vite burg për bashkëshortin e saj, A C, ndërsa për tre bashkëpuntorët SPAK ka kërkuar: 3 vite burg për Skënder Demirajn, 1 vit e 2 muaj burg për Netjon Balin dhe 3 vite burg për Klaudjo Zhillan.
Ish-gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti akuzohen për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, në bashkëpunim”.
Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, një shumë parash prej gjashtë mijë eurosh.
Qëllimi i dhënies së kësaj shume parash ishte ndryshimi i masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj Orion Balit, i akuzuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.