Ka mbërritur në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për një vizitë zyrtare të njoftuar më parë.
Kryeministri Edi Rama e ka pritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” me ceremoni shtetërore.
Me këtë rast ai ka bërë një shënim në “Facebook”:
📍Rinas – Ceremonia zyrtare e pritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen 🇪🇺🤝🇦🇱