Hakerat që sulmuan platformat qeveritare të Shqipërisë kanë publikuar edhe të dhënat personale të kryeministrit Rama.
Në këto publikime përfshihen të dhënat e ID-ve të ndryshme që përdor kryeministri, fotografitë e tij në dokumentat e identifikimit dhe të gjithë udhëtimet jashtë vendit që prej vitit 2005.
Në dokumentin e publikuar, vihet re se shumica e udhëtimeve të Ramës janë kryer me avionë charter, veçanërisht kohët e fundit. Disa udhëtime janë kryer me linja të zakonshme.