Zv. kryeministrja Belinda Balluku shprehu zemërimin e saj dhe tha se përmendja e familjarëve është një nga sportet më të ndyra në parlament.
Ajo u shpreh se çdo vepër e gjyshit të saj (Ish zv.kryeministrit komunist Beqir Balluku), që vazhdimisht përmendet nga deputetët e PD-së, do të gjykohet nga historia.
“Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë.
Familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e Parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time,” – u shpreh Balluku në një intervistë për Euronews Albania.
Ajo tha, se për të personalisht, ligji i hapjes së dosjeve është shumë i rëndësishëm.