Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me 230 administratorët e energjisë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në zbatimin e planit të masave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për kursimin e energjisë, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Me 230 administratorët e⚡energjisë të cilët kanë një rol të rëndësishëm në zbatimin e planit të masave që Qeveria 🇦🇱Shqiptare ka ndërmarrë për kursimin e energjisë. 15% më pak energji duhet të konsumojë çdo institucion publik në vend, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe administratorët e energjisë janë ata të cilët kanë përgjegjësinë dhe detyrën për arritjen e këtij objektivi. Kursimi nis nga vetja, të gjithë bashkë ja dalim.

