Pedagogët kanë dalë sërish sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit.
Pedagogët kanë deklaruar se nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.
Ndërkohë ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve që ka nisur nga Korpusi Universitar në javën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik.
Hafizi, e cila është edhe pedagoge në Departamentin e Fizikës, është parë në krah të kolegëve të saj në protestë.

