Sikurse ishte njoftuar në rrjetet sociale, në orën 18 të pasdites së sotme, qindra qytetarë janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Protesta e sotme përkon me tre ditëshin, mbasi 32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë teksa ishte ndaluar nga efektivët e Komisariatit Nr 3 në Tiranë.
Oratorët që marrin fjalën kërkojnë dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi dhe hedhin akuza ndaj policisë duke e stigmatizuar si polici e krimit.
Protesta vazhdon…

