Përhapja e përshpejtuar e kolerës në Siri – “vështirë për ta vënë nën kontroll”.
Kështu shkruajnë mediat vendase, por edhe të tjera, referuar asaj çfarë po ndodh me epideminë vrastare.
Javët e fundit, një shpërthim kolere është përhapur me shpejtësi në të gjitha provincat e Sirisë – në një shkallë që nuk është parë në dekada.
Të paktën 68 persona kanë vdekur deri më tani.

