Një banor i Platanias shkruan: Eutika nuk jeton më këtu. Vetëm qeni i tij.
Mirupafshim Eutika… Kam shkruar dy reshta vetëm për ty. Je një nga të padukshmit e shumtë që me djersën tënde e bëre më pjellore tokën e braktisur greke. Vetmia njerëzore, refugjati, dhimbja, shfrytëzimi njerëzor…
Për nder të tij, Bashkia e Piliut Jugor mori përsipër të gjithë kujdesin dhe varrimin e punëtorit të huaj dhe adoptimin e qenit i cili si gjithmonë nuk e la të zotin dhe e tregoi në mënyrën më prekëse.
Veç se lajmi tragjik i vdekjes bëhet edhe më tronditës me faktin se qeni i tij qëndroi me të për tre ditë, duke e vajtuar atë.
Eutika ishte një nga njerëzit më të dashur të fshatit që për vite me radhë ka kryer punimet e tokës. Ai u ftoh i vetëm në dhomën e tij të vogël, me mikun e tij më besnik, qenin, që i qëndronte pranë. Të gjithë në fshat e donin dhe i jepnin punë pasi ishte një njeri që ndihmonte gjithmonë shpejt.
Ditët e fundit ai nuk ishte parë askund në fshat, as ai dhe as qeni i tij. Një punëtor e kërkonte për t’i dhënë punë, por nuk merrte përgjigje nga telefoni i tij. Ai vetë ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka shkuar te shtëpia e emigrantit dhe ka dëgjuar celularin nga dera e mbyllur dhe menjëhere ka njoftuar Policinë.
Policia theu derën dhe gjeti Eutikën të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së tij. Dhe qeni i tij i shtrirë mbi të.
Një banor i Platanias raporton se Eutikas ishte një burrë zemërmirë dhe paqësor (mesmoshë me gjatësi mesatare dhe lëkurë të errët) me origjinë nga Pakistani, i cili erdhi në Platania shumë vite më parë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai lëvizte herë me celular në dorë për të komunikuar në vendlindje, herë me qenin e disa netë mjaft i dehur, por pa u bërë kurrë “barrë”. Ai bënte disa punë ditore djathtas e majtas dhe në përgjithësi Eutika kishte gjetur rrugën e tij gjatë gjithë këtyre viteve në fshat dhe dukej se i pëlqente kjo jetë.
Piliou: Vajtim në fshat për Eutikën
“Duke mbërritur në Platanias pasdite, mësova se Eutika “u largua nga ne”. Mungonte 3 ditë, më thanë, po ku mund t’u shkonte mendja njerëzve që ai kishte vdekur… Sikur të kishte ikur një pjesë e përditshmërisë së fshatit.
Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore, në këtë kohë Eutika është duke “udhëtuar” për në Larisa me një thes blu…
Ne do të kujdesemi me kënaqësi për qenin tuaj të vogël, të vetmin mik të vërtetë që keni lënë pas… Ai ishte pranë jush këto tre ditë – një statujë e palëvizshme pa ushqim, pa ujë dhe mbi të gjitha pa lehur… Ai vajtoi në dyshemen e dhomës ku jetonte shoku i tij .
U prehsh në paqe…”, shkruan banori i fshatit në postim.
Varrimi i tij, siç u bë e ditur, do të bëhet nga Bashkia e Piliut Jugor.
Gazeta THETOC



