Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do të protestohet përballë Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 32-vjeçarit Lear Kurti nga forcat e policisë.
Protesta e sotme vjen me moton: “Kupa u mbush! Boll me padrejtësinë! Stop ekzekutimit të shqiptarëve”.
Protesta organizohet nga të rinjtë shqiptarë një ditë pasi i riu Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3.
Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë.

