Liz Truss ka njoftuar dorëheqjen e saj si kryeministre e Britanisë së Madhe.
Para mediave ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.
Dorëheqja e saj vjen pasi dy ministra dhanë dorëheqjen më parë dhe pas kundërshtive të konservatorëve.

