Zv/kryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Sako dhe kreu i FZHSH Agolli, ka inspektuar sot ndërtimin e 156 apartamenteve për të mundësuar strehimin e familjeve të cilat mbetën pa një banesë pas tërmetit të 26 nëntorit, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Postimi i saj:
Në📍Durrës, në lagjen 17, së bashku me kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako dhe Drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli, ku po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e 🏙️pallateve të reja në vijim të procesit të rindërtimit. Janë 4 blloqe pallatesh ku po 👷punohet intensivisht për të bërë të mundur strehimin e familjeve të cilat mbetën pa një banesë pas tërmetit të 26 nëntorit. Janë 156 apartamente në këto dy seksione, përfshi edhe një kopsht për 👩👦👦fëmijët. Askush nuk do të mbetet vetëm.
#Tëbashkuarjotëndarë🤝
#Skakohëpërpushim🏃
#Shqipëriaeardhmjajonë☀️🇦🇱

