Ministrja e Arsimit Evis Kushi njofton në rrjetet sociale se ka nisur zbatimi i Projektit “Inteligjenca Artificiale për të Rinjtë” me një program të avancuar për nxënësit e moshave 13 – 18 vjeç.
Postimi i plotë:
Nis zbatimi i Projektit “Inteligjenca Artificiale për të Rinjtë” me një program të avancuar për nxënësit e moshave 13 – 18 vjeç.
Këtë vit, zbatimi i këtij projekti do të pilotohet në 9 shkolla në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, me synim zgjerimin në të gjitha bashkitë e vendit në të ardhmen, duke bërë kështu që Shqipëria t’i bashkohet 24 shteteve të para në botë, që janë pjesë e këtij projekti.
Falënderoj The_AADF për mbështetjen në realizimin e këtij projekti!
#InteligjencaArtificiale 👨💻
#ArsimCilësor 🧑🏫

