Dikush e shqetësoi për shumë kohë Volterin me letra të gjata dhe të kota.
Volteri më së fund i mërzitur, i shkroi:
-Zotni, unë jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t’u përgjigjem më letrave tuaja.
Mirëpo ai kishte rastisur këmbëngulës dhe vazhdoi të shkruante letra përsëri me adresë:
“Zotit Volter, në botën tjetër”

