NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
    2 days ago
    Çmimet e ushqimeve/Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk ka shqetësim, çmimet e shportës nuk janë rritur, vetëm çmimi i perimeve…
    3 days ago
    Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë
    3 days ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: REXHEP SHAHU/ LULËZON SHQIPËRIA
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Shqiptari që kandidon për Konservatorët anglezë/ Joerd Hysa, kandidati i Konservatorëve Lokalë për Green Street West.
Të tjera
Rama në Vlorë: Lungomare do të kthehet në një pikë të rëndësishme atraktive…
Kryesore
Presidenti Trump urdhëron forcat e ushtrisë të kontrollojnë trafikun detar në hyrje apo dalje të porteve të Iranit.
Bota
Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
Bota
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

REXHEP SHAHU/ LULËZON SHQIPËRIA

Neutrale
Last updated: 2022/10/13 at 5:09 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ata që ankohen, si unë, se jemi keq, ia fusin kot. Sepse ka keq e më keq dhe nuk ia gjejmë fundin të keqes e mos e prekshim fundin e të keqes.
Jemi mirë. Kush nuk thotë se jemi mirë ia bën qejfin hasmit dhe nuk i bëhet mirë, pasi bëhet mirë kur thua jemi mirë. Qeveria punon. Populli gëzohet. Edhe duartroket rast pas rasti. Kryeministri qesh. Bën edhe hajgare e selfie rast pas rasti. Herë si çun Tirone, herë si bohem Parisi me atlete të bardha. Por edhe shan ndonjëherë shokët, miqtë, mikeshat. Shan burrat e ish grave e gratë e ish burrave. Po kë do shajë ai tjetër? Të tijtë do shajë e do mbajë, të tjerët nuk i llogarit si të këtuhit.
Qeveria ka gjetë rrugën e zgjidhjes së problemeve që s’i ka krijuar vetë por i ka gjetë para disa vitesh. Se problemet gjithmonë gjenden, nuk krijohen. Janë të lashta problemet. A mos u shpik vjedhja e mashtrimi sot? Jo. Aty kanë qenë.
Thonë ka papunësi. Kryeministri thotë punë ka nuk ka specialistë, nuk ka punëtorë. Unë them nuk ka sa duhet papunësi. Duhet të ketë akoma më shume papunësi që të binden vërtetë njerzit se ka papunësi pasi njerzit e papunë jetojnë me lekët që u dërgojnë të afërmit nga vendet e Europës dhe ngaqë kanë të hanë, nuk besojnë se janë të pa punë. Ende nuk ka mbërri puna që njerzit të hanë kakën e tyre.
Qeveria punon. Nuk ndërton e nuk lejon të ndërtohet asgjë, por po shkatërron ndërtimet që janë bërë dikur me leje të kryeministrit të sotëm që firmoste leje dje kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Në fund të fundit edhe shkatërrimi i ndërtimeve të palejueshme ndërtim është në një farë mënyrë sepse po shkatërron një pallat a disa shtëpia e po ndërton një lulishte, një park, një rrugë a mbikalim. Pra shkatërron, rrënon qeveria. Rrënon ndërtimet jashtë bllokut në Tirane se nuk ka bythë të rrënojë në bllok, të lirojë trotuaret në bllok, se në bllok i lexohet blloku… E kush thotë se shkatërrimi nuk është punë, nuk qenka punë? Është punë që ç’ke me të, punë që mbahet mend gjatë prej syrit që e sheh, prej syrit të njeriut jo prej syrit të nënës së viçit.
Duke punuar në shkatërrim e rrënim, pakësohen vendet e punës. Ai është qëllimi i qeverisë – të shkurtojë vendet e punës që populli të bindet se nuk ka punë dhe të ngrihet e të bëjë një punë : të ikë nga sytë këmbët nëpër vendet e Europës, ose të ngrihet e ta shporrë edhe me dhunë qeverinë. E të thotë se ishte qeveri kalamanësh, jo politike, jo përfaqësuese dhe te krijoje qeveri me socialistë të vërtetë e jo me shokë e me qarqe okulte e as me anonimë.
Punë nuk ka. Edhe nuk do të ketë. Derisa qeveria të lehtësoje e nxisë ikjen e shqiptarëve prej atdheut me rrugë të paligjshme. Ky është qëllimi – të ikin shqiptarët pasi shqiptarët janë tepër në këtë vend dhe me shqiptarë nuk bëhet ky vend. E kur të mbeten aq frymë këtu sa do qeveria, atëherë punojnë zogjtë për njerzit, zogjtë hanë krimbat e kufomave tona.
Punë nuk ka, por lekë ka. Nëse nuk ka punë që derdh djersë njeriu, ka plot lojra fati, llotari sporti, kazino, që i ka shtuar kjo qeveri kur qeni njohu të zotin e ri, ku njerzit knaqen pa derdhë djersë duke dhënë lekë, knaqen duke kaluar kohën në mënyrë aktive në pritje të fatit të bardhë si fundi i kusisë për t’u bërë milionerë, duke mos çarë kokën për fëmijët e gruan që i harron në shtëpi…
Se nuk ka punë, thonë kot njerzit. Nga inati flasin. Punë ka. Edhe burrat mund të bëhen skllevër si gratë e tyre në fasoneri – skllaveri moderne ku paguhen 100 euro në muaj, pa siguracione e në kushte mizerje. Nuk është pak të sigurosh miellin e bukës.
Gënjen kush thotë se nuk ka punë. Pse duhet puna? Shkoni shihni ndeshje sportive. Aty harroni hallet, dertet, gratë, fëmijët, qeverinë. Aty bëhen njerzit bisha. Shfaqin talentin në ulërima. Merren me komente sportive deri në ndeshjen tjetër e kështu harrohet nevoja për punë.
Qeveria është e mençur, i drejton njerzit nga sporti, të shohin sporte, të shohin telenovela turke me të cilat Turqia e ka pushtuar realisht Shqipërinë, të edukohen njerzit me kultura meksikane, stambolljane, braziljane. Nuk fitohen lehtë ato përvoja, duhet vite të shohësh telenovela bastarde që të bëhesh grua apo burre fiks bastard dhe të mos mendosh kurrë për punë aq sa në telenovela.
Gjithessi populli i njëmilionë shuplakave është i lumtur. Është popull rrjeshti. Vë edhe shall të kuq në qafë pa e ditë pse, duke ndjekë ata që nuk luftuan e rrejnë se kanë luftuar, pasi ata që kanë luftuar jane në vorr e nuk kanë mundësi t’i pshtyjnë këta bastardë që shkruhen luftëtare sot, kur në kohën e luftës këta luftëtarët e sotëm shallkuqa kanë qenë në shkopinjtë e shurrës së baballarëve të tyre.
Punë nuk ka por qeveria çel punë, hap punë me të cilën mashtrohet populli. Populli ynë ka qejf të mashtrohet, vdes të mashtrohet. Fap hedh në treg kryeministri Enver Hoxhën. Vu dynjaja pro e kundër. Qesh kryeministri, duartroket duke parë popullin e thashethemeve që vret kohën e tij me pro e kundra pa menduar asnjëherë seriozisht për fatin e tij e bukën e përditshme. Jepi një vakt mish këtij populli e nuk ta harron kurrë.
Punë nuk ka thonë kot dynjaja pasi punë ka. Puna më e lakmuar është të jesh analist. Dalin e llomotisin analistët e emëruar drejtpërdrejt e fshehtas nga qeveria nën dirigjimin e kryeanalistit të gjithdijshëm dhe vu gjithë populli që punon në fejsbuk garon me analiza e komente. Duartroket qeveria e kryeministri për popullin e punësuar te fejsbuku i Mark Zukenbergut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Shqiptari që kandidon për Konservatorët anglezë/ Joerd Hysa, kandidati i Konservatorëve Lokalë për Green Street West.
6 minutes ago
Rama në Vlorë: Lungomare do të kthehet në një pikë të rëndësishme atraktive…
60 minutes ago
Presidenti Trump urdhëron forcat e ushtrisë të kontrollojnë trafikun detar në hyrje apo dalje të porteve të Iranit.
3 hours ago
Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
15 hours ago
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
17 hours ago

Shqiptari që kandidon për Konservatorët anglezë/ Joerd Hysa, kandidati i Konservatorëve Lokalë për Green Street West.

Rama në Vlorë: Lungomare do të kthehet në një pikë të rëndësishme atraktive…

Presidenti Trump urdhëron forcat e ushtrisë të kontrollojnë trafikun detar në hyrje apo dalje të porteve të Iranit.

Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?