Rëndohet situata…
Imazhet satelitore tregojnë njëmbëdhjetë bombardues strategjikë, vetëm 20 milje nga Norvegjia.
Imazhet tregojnë gjithashtu rritje të aktivitetit dhe një prani të shtuar të bombarduesve në një bazë ajrore ruse pranë kufirit norvegjez.
Avionët në fjalë kanë rrezen dhe kapacitetin për të sulmuar objektivat në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë Evropën. Ata gjithashtu mund të jenë të armatosur me armë bërthamore.
Shtatë avionë të tipit Tu-160 Blackjack dhe katër të tipit Tu-95 Bear-H janë parkuar në bazën ajrore.
Ai tregon një imazh të marrë nga operatori satelitor amerikan Planet i publikuar nga faqja norvegjeze Faktisk Verifiserbar.

