Selia blu po vazhdon plotësimin e gjithë strukturave të saj, përcaktuar në statut.
Departamentet janë “bërthama” e hartimit të politikave të opozitës dhe pararendëse të programit qeverisës, kur subjekti vjen në pushtet.
Mësohet se sot, në pasdite, do të zhvillohen zgjedhjet e departamentit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
Në garë do të jenë dy pedagoge:
Ilirjana Kuçana, (Msc)
Lili Sula, (Prof. As. Dr.)
Njoftimin e bën nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi.
Ja mesazhi i përcjellë prej tij:
Te nderuar anetare te departamentit te Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor,
Ne vijim te komunikimeve te meparshme, pas marrjes se dokumentacionit te kerkuar nga grupi i punes per ngritjen e departamenteve, ju bej me dije se antaret qe kane aplikuar per garen per drejtues departamenti, ne rend alfabetik jane:
Ilirjana Kuçana, (Msc)
Lili Sula, (Prof. As. Dr.)
Bashkengjitur ju paraqesim shprehjen e interesit, CV profesionale dhe platformen e paraqitur prej tyre, per vleresim prej anetareve te departamentit.
Me respekt
Oerd Bylykbashi



