NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    1 day ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    1 day ago
    Sali Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?
    3 days ago
    Berisha: Shqipëria një narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Vjosa Osmani kundër Ramës: Krimet dhe genocidin serb në Kosovë i quan spastrim etnik
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
Kryesore Politikë
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
Kryesore Politikë
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !
Të tjera
Durrës/ Njoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Vjosa Osmani kundër Ramës: Krimet dhe genocidin serb në Kosovë i quan spastrim etnik

Neutrale
Last updated: 2022/10/08 at 5:43 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Osmani për raportet me Ramën: Ai i quan krimet në Kosovë thjesht “spastrim etnik”

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhëniet e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Osmani ka treguar se ku është krijuar çarja mes tyre.

🔗 Intervista e plotë: https://bit.ly/3CGe1fR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka çarje në raportet e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por ka çështje për të cilat nuk pajtohet me të.

Ajo tha se nuk pajtohen për çështjen e Ballkanit të Hapur, pastaj me qëndrimin e kryeministrit shqiptar sa i përket Serbisë, veçmas lidhur me luftën në Kosovë, ku sipas Osmanit, krimet dhe genocidin serb në Kosovë Rama i quan spastrim etnik.

Presidentja Osmani, duke folur për raportet me kryeministrin Rama, tha se “nuk ka çarje që ka të bëjë me raporte ndërpersonale, sepse ato janë tërësisht të parëndësishme dhe do të jenë gjithnjë të parëndësishme”.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë dhe do të kenë gjithnjë raporte vëllazërore dhe kjo nënkupton që ne e përkrahim kudo që mundemi dhe Shqipëria na përkrah neve si Republikë e Kosovës kudo që mundet”, tha Osmani.

Ajo tha se nuk ka pasur rastin ta takojë kryeministrin Rama, sepse fokusi i saj ka qenë që të marr përkrahjen e shteteve, “ përkrahjen e të cilëve nuk e kemi akoma dhe jo përkrahjen e shteteve të cilën e kemi. Dhe, natyrisht që përkrahjen e Shqipërisë, sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ne e kemi të qartë”.

“Nuk kam nevojë unë ta bind Shqipërinë që të votojë pro Kosovës, ta zëmë në Këshillin e Evropës, por kam nevojë që t’i bind shumë shtete të tjera që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të na përkrahin në këtë proces të anëtarësimit dhe fokusi i takimeve bilaterale ka qenë aty”.

“Sa u përket çështjeve, të cilat na ndajnë, ne jemi pajtuar për të mos u pajtuar sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur dhe pastaj ka çështje të tjera të cilat unë, thjesht, nuk kam nevojë t’ju tregoj juve se çfarë qëndrimi ka Shqipëria, sepse ai qëndrim është publik”, tha ajo.

Osmani gjithashtu tha se është publik qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Serbisë dhe mund ta gjeni në fjalimet e tij.

“Është publik qëndrimi i tij ku i quan krimet në Kosovë thjesht spastrim etnik, kurse ato në Bosnje gjenocid, kur, në fakt, ju e dini shumë mirë se edhe gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ICTY-në, kanë vendosur që në Kosovë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe, ne jemi të bindur që do të dëshmohet shumë shpejt edhe gjenocidi i kryer në Kosovë, sepse qëllimi i Serbisë nuk ka qenë thjesht t’i dëbojë kosovarët, qytetarët shqiptarë nga Kosova. Qëllimi ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo tha se “mjafton të shihni se si janë kryer disa nga masakrat më makabre, përfshirë [ato]në Gjakovë, në Poklek të Drenasit… në Prekaz, në Mejë të Gjakovës, në Reçak e shumë vende të tjera, për ta kuptuar se qëllimi ka qenë shfarosja dhe jo vetëm dëbimi”.

“Pra, të reduktohet kjo thjesht në dëbim, është dëm i madh ndaj gjithë sakrificës së popullit shqiptar”.

“Natyrisht, këto nuk janë çështje që unë kam nevojë t’i them, por meqenëse po pyesni, po e sqaroj se në qoftë se dikush – pavarësisht kush është, në Kosovë, në Shqipëri, madje edhe në SHBA dhe Evropë – thotë që në Kosovë është kryer vetëm spastrim etnik, natyrisht se përgjigja jonë është që edhe vetë NATO-ja kur ka ndërhyrë në Kosovë, ka dhënë deklaratë zyrtare që po ndërhyn për ta ndalur gjenocidin që po ndodhte në Kosovë”, tha Osmani.

Më tej ajo tha se “Kancelari [Olaf] Scholz, në konferencë për media me [presidentin rus, Vladimir] Putinin e tha që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid, prandaj kemi ndërhyrë. Pra, në fytyrë ia tha Putinit që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid. Presidenti [amerikan Joe] Biden e ka thënë këtë punë në Senat në atë kohë kur ishte senator përgjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë, prandaj e tëra që ne kërkojmë, është që të thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta”.

“Nuk kemi nevojë të shpikim, sepse e vërteta është mjaftueshëm e tmerrshme rreth asaj se çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Është me rëndësi për ne – sidomos tani që Serbia udhëhiqet nga ministri i propagandës së Millosheviqit – që ta themi të vërtetën për popullin shqiptar në Kosovë dhe për sakrificat, si dhe për krimet e tmerrshme që janë kryer kundër nesh, në mënyrë që të kemi mundësi që të trasojmë rrugën drejt drejtësisë, sepse viktimat në Kosovë meritojnë drejtësi”.

Ajo gjithashtu tha se “mijëra gra të dhunuara meritojnë drejtësi, familjet e të zhdukurve meritojnë drejtësi. Fëmijët e vrarë, të masakruar e të djegur madje për së gjalli – kemi numrin më të madh nga të gjithat luftërat në ish-Jugosllavi – ata meritojnë drejtësi dhe për të kërkuar drejtësi, për të qenë të suksesshëm në drejtësi, ne duhet ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.

“E vërteta e Kosovës është që kundër popullit që unë përfaqësoj, është kryer gjenocid. Spastrimi etnik ka qenë vetëm një element, andaj të reduktohet në të, është diçka që kërkon që secili prej nesh në Republikën e Kosovës ta ngrejë zërin”, tha presidentja Osmani, për REL.

Neutrale October 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
1 day ago
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
1 day ago
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
1 day ago
Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !
1 day ago
Durrës/ Njoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit
2 days ago

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.

Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit

Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!

Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?