Kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet në proces. Kriza energjetike dhe inflacioni i Putinit
Sikurse është njoftuar kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pragë në një takim të Komunitetit Politik Europian, nismë e presidentit francez për vendet që janë pjesë e procesit të integrimit në BE.
Në reagimin e tij mbi këtë takim, Rama ai tha se ato u fokusuan veçanërisht në situatën e krizës energjitike .
“Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza ta rrumbullakëta dhe jemi fokusuar në propozimet tona. Që nga kriza energjitike tek inflacioni i Putinit dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Evropa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.
Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjitike si një problem evropian. Fokusi kryesor në tryezën e rrumbullakët ku unë isha pjesë, ishte pikërisht kriza energjitike”.
Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se ka insistuar që të jenë të përfshira të 6 vendet pavarësisht nëse i kanë hapur negociatat.



