Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar shkrimtarja franceze Annie Ernaux, për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.
Ajo është shkrimtare dhe profesore e literaturës.
Në veprat e saj, Annie Ernaux, vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të karakterizuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën. Rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme.
Annie Ernaux fituesja e cmimet Nobel ne Letersi 2022 (Nobel Prize 2022)
ANNIE ERNAUX u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze, fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2022.
Annie konsiderohet një shkrimtare klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh.
Libra në shqip nga Annie Ernaux, “Pasion i thjeshtë”, “Vitet” etj.

