Ditën e sotme presidenti i vendit, Bajram Begaj ka njoftuar se do të zhvillojë takim me kryetarët e grupeve parlamentare.
Mësohet se objekt i këtij takimi do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve vendore.
Po ditën e sotme, Presidenti i Republikës është takuar edhe me deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin.
Parlamenti shqiptar ka të zyrtarizuar 4 grupe parlamentare, ai i PS që drejtohet nga Taulant Balla, i PD-së nga Enkelejd Alibeaj; “Aleanca për Ndryshim” nga Fatmir Mediu dhe grupi “Demokraci dhe Integrim” që drejtohet nga Mesila Doda.



