Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur CNN për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë për dëmshpërblim.
Ai pretendon se CNN kishte kryer një “fushatë shpifjeje” kundër tij.
Ish-presidenti amerikan, thotë në padinë e tij se CNN kishte përdorur ndikimin si një burim kryesor i lajmeve për ta mposhtur atë politikisht.
Avokatët e Trump pretendojnë në padinë prej 29 faqesh se CNN ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij pasi rrjeti i lajmeve kishte frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në 2024.
Po ashtu në padi thuhet se CNN është përpjekur të njollosë Trump me një sërë etiketimesh gjithnjë e më skandaloze,, të tilla si “racist”, “rus”, “rebel” dhe “Hitler”.
Gjigandi informativ CCN nuk ka komentuar ende mbi rastin.

