Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë foto nga kantieri i punimeve në Unazën e Madhe të Tiranës dhe pikërisht nga konturet e urës te Bregu i Lumit. Arterie kryesore, shkruan ai, që do të lehtësoi ndjeshëm trafikun në kryeqytet.
Ja postimi:
🏗Në kantierin e Unazës së Madhe, segmenti rrugor nga “Bregu i Lumit” te “Bulevardi i Ri”, po vijon puna për ndërtimin e urës, ndërkohë që poshtë kësaj ure do të realizohet ndërtimi i një rrethrrotullimi, që do të bëjë të mundur lidhjen e rrugëve sekondare, si dhe lidhjen me Urën e Paskuqanit, një tjetër arterie që ka lehtësuar ndjeshëm trafikun në Tiranën e madhe🙏


