Ngjarja, sa e rëndë edhe e rrallë ka ndodhur dje në bashkinë Klos.
Një grua rreth të 50-tave është kafshuar nga gomari, që mbanin pranë familjes për punët e ditës.
Ka qenë një sulm brutal i kafshës shtëpiake dhe ka rezultuar me dëme të rënda në fytyrë, por edhe dhe në gjymtyrë të tjera të zonjës fatkeqe.
Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.
Raportohet se gomari i ka kafshuar fytyrën me dëmtime të mëdha, por edhe krahët e pjesë të tjera të trupit.

