Në 12 muajt e fundit numri i shqiptarëve në Greqi është reduktuar në 291.868 nga 422.954 që ndodheshin në gushtin 2021.
Në vendin fqinjë në sektorin e turizmit, të bujqësisë dhe agrokulturë peshën më të madhe e mbajnë shqiptarët.
Në sektorin e turizmit, shqiptarët në ishujt e vendit përbëjnë rreth 90%, ndërsa në atë të agrokulturës në 30 % dhe kjo e fundit është bërë me anën e një marrëveshje dy palëshe, por në dëm të punëtorve që punojnë me pagë të ulët dhe pa sigurime shoqërore. Një punë që kryhet për më se tre dekada në dëm të punëtorve dhe në shkelje të Kodit të Punës.
Kriza ekonomike në Greqi , mungesa e një shteti social në krahasim me vendet e tjera te Evropës dhe interesi për një jetesë më të mirë për të ardhmen po kushtëzon largimin e tyre. Në Greqi për të arsimuar fëmijët duhet një shumë e madhe parash dhe nuk ka ndihmë sociale si në vendet e tjera.
Mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar që shumë punëtorë sezonalë të punojnë edhe në mënyrë të paligjshme kundrejt një page të ulët në krahasim me atë të vendasve.
Pagat e ulta dhe vështirësitë ekonomike po bëjnë që shumë shqiptarë, që jetojnë prej vitesh këtu, po largohen nga Greqia duke zgjedhur për të jetuar vendet evropiane, si Britania e Madhe, Gjermania apo Suedia, Vende të cilat premtojnë kushte më të mira për të jetuar dhe ndihmë sociale, duke filluar nga arsimi i fëmijeve etj.
Në sektorin e bujqësisë prej shumë vitesh ishin shqiptarët shpëtimtarët, ku çdo vit shkonin për të punuar 40-50 mijë, ndërsa numri sot ka rënë ndjeshëm.
Kultivuesit e ullinjëve i kanë sytë nga Shqipëria pasi nevoja eshtë për 10.000 krahë pune dhe që më parë mbuloheshin nga bashkëkombësit tanë, ndërsa për këtë sezon numri i tyre ka rene në 50%. Paga e ulët 20-25 euro në ditë në këtë sektorë është një nga arsyet e para të hezitimit. Para dy vitesh shqiptarët për të parën herë bënë dhe një grevë një javore në fshatin Agios Athanisius në Volos për rritjen e pagës.
Një arsye tjetër është burokracia greke dhe kushtet që ekzistojnë për këta punëtorë çka ka sjellë që sot të ndihet mungesa e tyre në këto fusha është se autoritet nuk lehtësojnë proçesin e marrëveshjes midis punëdhenësit dhe pronarit. Një shqiptar që vjen në Greqi për punë sezonale duhet të paguajë 110 euro nga xhepi i tij, në një kohë që duhet ti paguajë punëdhënësi dhe më e keqja është se ai punon i pasiguruar në sigurimet shoqërore, gjë kjo që nuk ndodh në asnjë vend tjetër në Evropë.
Shqiptarët prej më se tre dekadash ishin shpëtimtarë të Greqisë, ndërsa sot …

