Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali, për posedim të lëndëve narkotike në zonën e Mestres, në Italinë veriore.
Mësohet se një shqiptar u ndalua nga autoritetet në zonën e Mestres me 1.3 kilogramë kokainë në makinë.
Gjatë kontrollit, shqiptari u shfaq i qetë para policisë por e fundosi kontrolli në makinë. Në momentin kur policët hapën bagazhin e mjetit gjetën blloqet e kokainës gati për t’u ndarë.
Gjithashtu, një tjetër shqiptar u arrestua nga agjentët e komisariatit të Mestres së bashku me italianin Manuel Starinieri, pasi në makinë iu gjetën 93 doza kokainë gati për shitje me një çmim tregu rreth 700 euro.

