Gara e të rinjve demokrat për kreun e tyre kishte 6 të rinj, por vota ka nxjerrë fitues Besart Xhaferrin.
Anëtarët e organizatës rinore të PD- së, në të gjitha degët lokale kanë votuar sot prej orës 08:00 deri në orën 18:00.
Komisioni i Organizimit të zgjedhjeve, referuar rezultateve në çdo degë shpalli fituesin, i cili është Besart Xhaferri.
Kujtojmë, se kryetari i Forumit Rinor është automatikisht edhe anëtar i kryesisë së PD-së, konform statutit të këtij subjekti, si organizatë partnere, krahas LDGS-së.
Emrat e përfshirë në këtë sfidë ishin…
Alesia Balliu
Arnold Kariqi
Artion Barjamaj
Barbara Doda
Besart Xhaferi
Mariglend Doçi


