NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 140 e tubimit/ Berisha: Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    10 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    1 day ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen, rreziqet nëse kursi i këmbimit del nga kontrolli
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen, rreziqet nëse kursi i këmbimit del nga kontrolli

Neutrale
Last updated: 2022/10/01 at 10:00 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë inflacioni do të vazhdojë të rritet edhe vitin që vjen dhe do të fillojë të bjerë më pas, për të arritur në objektivin e bankës qendrore prej 3% në mes të vitit 2024. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën rajonale të ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi, tha se vendi, ashtu si gjithë rajoni po vuan nga inflacioni i lartë. Banka ka rritur tre herë normat e interesit deri tani, duke i çuar në 1.75% dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë e kujdesshmë në mënyrë që rritja e interesave të mos e ndikojë negativisht ekonominë.

Inflacioni tek ne është pak më i ulët se në rajon, për shkak se qeveria nuk ka rritur ende çmimet e energjisë, tha guvernatori, pavarësisht se po përgatitet të reagojë. Shqipëria është e varur për sigurimin e energjisë nga moti për shkak të burimeve hidro.
“Ne kemi hyrë në një periudhë të inflacionit të lartë dhe po përpiqemi ta parandalojmë atë pa ndikuar negativisht ekonominë”, tha Sejko. “Po ndryshojmë politikën monetare duke rritur normat e interesit gradualisht që të mos dëmtojnë ekonominë, por nuk mund të bëjmë kompromis me stabilitetin e çmimeve”.

Guvernatori tha se ekonomia pritet tw zgjerohet me ritme tw kwnaqshme kwtw vit, nw rreth 4%, ndwrsa vitet nw vijim rritja pritet tw ngadalwsohet nw 2-3%.

Bazuar në shifrat e inflacionit, Banka e Shqipërisë pritet të vazhdojë me politikën shtrënguese monetare, duke harmonizuar politikën monetare me atë fiskale.

Guernatori theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm për efektet që do të kenë normat e interesit në sektorin financiar si dhe të stabilitetit të kursit të këmbimit. Nëse kursi del nga kontrolli do të jetë me rrezik të lartë për ekonominë, pasi vendi ka ekspozim të lartë për huatë në euro, po ashtu dhe qeveria ka borxh në valutë.

“Pavarësisht rreziqeve kemi besim se sesktori financiar është shumë i qëndrueshëm, bankat kanë likuiditet, treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë në nivele të larta”.

Guvernatori e theksoi disa herë që Banka e Shqipërisë po e monitoron me kujdes situatën në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun, që mund t’i vijë ekonomisë nga normat e larta të interesit.

Një tjetër shqetësim është nëse kjo situatë do të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase. “Për momentin kemi forcim të monedhës së vendit për shkak të rritjes së investimeve të huaja dhe valutës që vjen nga turizmi. Por nëse ndodh e kundërta do të jetë një problem për shkak të nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë. Për këtë ne filluam të zbatonim disa vite më parë një program të deuoriozimit, që nuk synon që të shmangë euron, por të ulë përdorimin e saj aty ku është e panevojshme”.

Sejko tha se shpejtësia e shtrëngimit të politikës monetare do të jetë në varësi të ecurisë së normave të inflacionit. Inflacioni pritet të vazhdojë të rritet gjatë dimrit për shkak të krizës së energjisë, por ende nuk është në nivele dyshifrore.

Guvernatori i Bosnjës: Kriza e tanishme më e vështira që nga 1970 për bankat

 Qe nga viti 1970 bankat qendrore nuk janë përballur me një krizë të tillë inflacioni, tha Senad Softiç, Guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjë  Hercegovinës.

Bankat qendrore nuk mund ta zgjidhin këtë problem të vetme, pasi nuk mund të zgjidhim problemet e furnizimit me mallra të tilla si nafta dhe energjia, por ne mund të ndihmojmë me një mënyrë tjetër. Vendet e vogla të tilla si në Rajon duhet të përshtaten, pas ende kemi mandat ta bëjmë politika monetare, tha ai. Banka Qendrore ka mjet kryesor normën e interesit. Në Bosnje ka likuiditet në treg dhe tani është momenti të tërheqim një pjesë të këtij likuiditeti. Ekonomia e Bosnjës nuk do të ketë recesion këtë vit, por rritja nuk do të jetë më shumë se 2.8%.

Ne Bosnje 8 vitet e fundit kemi operuar me interesa negative, por situata këtë vit ndryshoi shumë shpejt. Ne po rrisim gatishmërinë për të menaxhuar situatën e re që po krijojnë normat më të rritura të interesit. Por ne e kemi të vështire të menaxhojmë efektin që mallrat e importit kanë në inflacionin tonë të brendshëm.

 

Guvernatori i Kroacisë: Anëtarësimi në Unionin Monetar, varka jonë e shpëtimit

Me 1 janar 2021 Kroacia bëhet anëtare në Unionin Monetar, çka do të thotë se vendi ynë nuk do të këtë sovranitet monetar, ndërkohë që  inflacioni tashmë është i pranishëm në Kroaci, tha Michael Faulend, Këshilltar i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kroacisë

Ai tha se, kriza na ka gjetur në prag të hyrjes në Eurozonë. Por para kësaj krize ne kishim përjetuar problemet që krijoi një tërmet që goditi Kroacinë dhe pandemia gjithashtu. Ne mars 2020 Kroacia kishte turbulenca të mëdha në tregun valutor. “Por gjatë kësaj kohe në ishim të asistuar nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo ka shërbyer si një efekt psikologjik i mire që e ndikoi pozitivisht kursin e këmbimit. Prandaj me krizën e tanishme nuk kemi përjetuar probleme me kursin e këmbimit” shtoi ai.

Hyrja në euro do të rrisë me tej inflacionin në Kroaci. Faulend  këshilloi se, bankat qendrore të vendeve të vogla shpesh duhet të veprojmë me rrethanat e brendshme. “Tani me futjen në euro në mund të lundrojmë më anijen e madhe të Europës dhe jo më varkën e vogël kroate afër bregut. Hyrja në eurozonë na siguron më shumë stabilitet” shtoi ai.

Guvernatorja e Serbisë: Kemi mësuar nga krizat e kaluara, do të tregojmë kujdes
Kemi mësuar nga krizat e kaluara dhe besoj se do të tregohemi te kujdesshëm, tha Jorgovanka Tabakoviç, Guvernatore e Bankës Qendrore së Serbisë.

Bankat tani janë më të rregulluara dhe kanë forcuar bazën rregullatore për të përballuar më mirë krizat e paparashikuara. Rajoni ynë po përballet me flluska të kapitalit, pasi ne secilin vend ka rritje me nga 20% të kapitalit.

“Ne do të aplikojmë politika të balancuara për të mbajtur çmimet në kontroll, por edhe për të mos penguar rrjedhjen e likuiditetit. Digjitalizimi duhet të avancohet me tej, Covid-19 në ndihmoi shumë dhe investimet në digjitalizimin e bankave duhet të vijojnë. Ky proces ndikoi në uljen e kostove operacionale”, tha ajo.
Guvernatorja e Maqedonisë  së Veriut: Maqedonia është më shumë e ekspozuar nga rreziqeve të jashtme

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka probleme strukturore të ngjashme me ato të rajonit, por ne jemi një ekonomi shumë e hapur ndaj vendeve të tjera si ekonomi, ndryshe nga vendet Ballkanit Perëndimor, prandaj ne kemi aplikuar një regjim ndryshe të kursit të këmbimit, me kurs te fiksuar dhe nuk kemi targetuar inflacionin për shkak të strukturës së brendshme të ekonomisë tonë, Anita Angelovska, Guvernatore e Bankës Qendrore të Maqedonisë.

Gjatë pandemisë vumë një urë bashkëpunimi me Bankën Qendrore Europiane për të siguruar likuiditet në euro nëpërmjet euros, çka ishte shumë e rëndësishme për ne për të përballuar efektet që krijoi pandemia.
Është shumë e rëndësishme që BE të mbështesë ekonomitë e vogla për të përballuar me lehtë krizat.
https://www.monitor.al/sejko-inflacioni-do-te-vazhdoje-rritjen-rreziqet-nese-kursi-i-kembimit-del-nga-kontrolli/

 

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
4 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
8 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
8 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
9 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
9 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?