Në bashkëbisedimin e sotëm online me qytetarët, kryeministri Edi Rama deklaroi, se i vjen për të vjellë nga drejtësia që kemi.
Këtë përgjigje i dha ai një qytetareje, që i tha se kemi ngelur peng të drejtësisë.
Qytetarja: Sorollatemi në dyert e shtetit, kemi ngelur peng i drejtësisë.
Rama: Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, nuk është drejtësia që kemi. Është drejtësia që po luftojmë ta kemi. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Nga kjo drejtësi skandaloze që i çon aty 4000 metra katrorë të bëra pa leje për qëllime fitimi dhe të rrëzon e çekiçin e papërgjegjshmërisë totale dhe i jep të drejtë atij. Kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Për sa i përket sorollatjeve, 90% të shërbimeve i ke online, nuk ke pse sorollatesh. Mos ta rrafshojmë gjithë këtë gjë që është ndërtuar me kaq shumë mund në këto vite.



