Vendimet Bordit të Transparencës në datë 1 Tetor 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran dhe kursit të këmbimit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

