Policia e Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, policia ka bërë me dije se ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre dhe se s’kanë pasur ndonjë keqtrajtim.
Gjatë kësaj kohe, kanë thënë se kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës.



