Një 17-vjeçare në Pogradec është zhdukur një ditë më parë po lënë ansjë gjurmë.
Bëhet me dije se ka qenë nëna e 17-vjeçares, shtetësja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar ne polici se i është larguar nga banesa vajza. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj.
“Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

