Kreu i PL-së Ilir Meta, në një video-mesazh në rrjetet sociale i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që mos të provokojë shqiptarët, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian.
Ai i drejtohet Ramës që të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale…
Ja postimi i tij;
Kryeministri Rama të mos provokojë më popullin shqiptar, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale, i cili është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit. Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.



