Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shkruan në rrjetet sociale se sot është mbajtur Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.
Ja postimi i plotë i saj:
📍 Mbajtëm sot Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, 1️⃣ vit pasi deklaruam prioritetin e qartë për të hapur një faqe të në marrëdhënien tonë me mjedisin 🍃, pastërtinë e qyteteve dhe kur jemi pa pushim në zbatim të Planit të Pastrimit Kombëtar 🇦🇱✨
Bashkë me partnerët e GIZ Albania 🇩🇪 do të shtrijmë modelin e riciklimit e kompostimit, që kanë rezultuar të suksesshme në #Sarandë, #Himarë e #Cërrik, në bashki të tjera të vendit, jo vetëm se është një direktivë e qartë në përmbushje të kapitullit 2️⃣7️⃣ në negociatat me Bashkimit Europian, por sepse ua kemi borxh fëmijëve për t’u lënë një tokë më të pastër.
🟢Viti 2022 ishte dëshmia se si u bë e mundur të buxhetohet më shumë nga çdo bashki zëri i menaxhimit të mbetjeve 🧹
🟢Viti 2022 ishte dëshmia se si u bë e mundur që një pjesë e mirë e bashkive të mobilizohen çdo ditë për të nxjerrë në dritë një #Shqipëri më të pastër, për të treguar se kjo punë bëhet, e do ta bëjmë akoma më mirë!
#DuaShqipërinëEPastër
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️


