NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    3 days ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    4 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjermani: Paketë 200 miliardë euro për krizën
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
Të tjera
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
Të tjera
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
Të tjera
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjermani: Paketë 200 miliardë euro për krizën

Neutrale
Last updated: 2022/09/30 at 4:30 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Qeveria gjermane miraton një mburojë të re kundër rritjes së çmimeve të energjisë. Synimi i fondit të ri është parandalimi i kostos së lartë ekonomike dhe sociale të krizës energjetike.

Çmimet e larta të energjisë dhe ndalesa e furnizimit me gazin rus e kanë shtrënguar qeverinë gjermane të shpalosë një ombrellë të re krize. Ajo kap shumën prej 200 miliardë euro dhe synon të mbajë të stabilizuar ekonominë gjermane gjatë dimrit:
“Rusia po përdor gazin si një armë politike. Ne jemi të përgatitur ndaj kësaj situate dhe i kemi mbushur depot deri në 90 përqind, por çmimet mbeten të larta dhe ato duhen ulur”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë për media, të enjten në Berlin. Sipas Scholzit edhe sabotimet e konstatuara këtë javë në gazsjellësin Nord stream 1 dhe 2 e vërtetuan përfundimisht se nuk mund të pritet më gaz nga Rusia. ” 200 miliardë eurot që do të përdoren për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë do të vijnë nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik”. Ky fond u ngrit në vitin 2020 me rastin e pandemisë. 
Frenimi i çmimit të gazit

Scholz tha se qeveria ka ngarkuar një komision ekspertësh për të hartuar një koncept për frenimin e çmimeve të gazit. Komisioni do t’i prezantojë rezultatet deri në mes të tetorit, tha kancelari socialdemokrat, i cili e prezantoi konceptin së bashku me  dy ministrat që përfaqësojnë dy partitë e tjera të koalicionit: Robert Habeck, ministri i ekonomisë i Të Gjelbrit dhe Christian Lindner, ministri liberal i financave. Scholz vetë merrte pjesë në konferencën për media me video, pasi që nga fillimi i javës, kur u testua pozitiv me koronavirus, ai ndodhet në karantinë. 

Hiqet dorë nga tarifa shtesë e gazit 

“Mburoja e re mbrojtëse synon të shmangë kriza edhe më të mëdha”, tha zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai megjithatë tha se edhe pse depot e gazit janë plot, duhet të vijohet të kursehet. Tregu i gazit duhet të dizajnohet në atë mënyrë që të vijohet të nxitet kursimi.
Kohët e fundit  qeveria gjermane ndodhej shumë në presion për  shkak të të ashtuquajture tarifë shtesë për gazin, që do të ishte  2.4 cent për kilovat orë dhe do të hynte në fuqi të shtunën e ardhshme. Kjo tarifë e re synonte të mblidhte më shumë se 30 miliardë euro nga konsumatorët fundorë për të financuar kësisoj  importuesit e gazit që ishin në gjendje të vështirë ekonomike për shkak të mungesës së dërgesave ruse. Tani ky kompensim do të bëhet nëpërmjet Fondit të Stabilizimit Ekonomik.

Inflacioni rekord

Kjo masë ishte që në fillim shumë e diskutueshme, sidomos duke pasur parasysh faktin, që inflacioni po rritet me hapa galoponte. Vetëm të enjten, Enti Federal i Statistikave bëri të ditur se inflacioni në shtator është 10,9 përqind, më i larti që nga viti 1994. Tarifa e shumëdiskutuar për gazin u bë e tepërt edhe për shkak të vendimit që mori qeveria gjermane javën e kaluar për ta shtetëzuar importuesin kryesor të gazit në Gjermani, Uniper.

Ministri i financave Christian Lindner tha se mburoja synon pikërisht që t’i kundërvihet inflacionit. Përveç frenimit të çmimit të gazit, ajo parashikon edhe një moratorium për reduktimin e barrierave burokratike në zgjerimin e kapaciteteve energjetike. Lindner tha se kjo është një përgjigje e qartë ndaj Putinit, por edhe për qytetarët tanë: Ne jemi një ekonomi e fortë dhe ne e mobilizojmë këtë fuqi kur është e nevojshme”   

Reagime pozitive

Sidomos heqja e tarifës së gazit i ka lehtësuar si përfaqësuesit e opozitës ashtu edhe të ekonomisë dhe biznesit.
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder dha një vlerësim pozitiv për eliminimin e tarifës shtesë të gazit dhe vendosjen e frenimit të çmimit të gazit. “Sinjali është i drejtë, ai i jep biznesit dhe qytetarëve besimin se mund ta mbijetojmë dimrin,” tha ai.

Kryetari ligës së sindikatave të shërbimeve, ver.di, Frank Wernecke, e përshëndeti këtë mburojë të re, që u vjen në ndihmë sidomos familjeve me të ardhura të ulëta.
Ai tha se është pozitiv fakti që fondi special do të financohet nga kreditë. Por ai kërkoi gjithashtu që “të shfrytëzohen edhe fitimet e jashtëzakonshme të kompanive energjetike”.
Edhe shoqatat e punëdhënësve e kanë mirëpritur mburojën e re. Presidenti i Dhomave industriale dhe tregtare të Gjermanisë, DIHK; Peter Ardian, u shpreh i kënaqur sidomos për heqjen e tarifës shtesë të gazit: “Ky është një lehtësim jo vetëm financiar, por edhe burokratik”, tha ai për gazetën gjermane “Bild”.DW

TAGGED: Lajme
Neutrale September 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
15 hours ago
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
19 hours ago
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
1 day ago
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
2 days ago
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
2 days ago

Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…

Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?