Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi sot u nënshkrua kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë.
“ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!”, shkroi Tabaku.

