Një operacion antidroge është zhvilluar midis provincave të Trento, Brescia, Vicenza, Mantua, Prato dhe Bari, si dhe në Belgjikë e Holandë.
Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore kanë ekzekutuar një urdhër arresti ndaj 38 personave mes të cilëve 15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovar dhe 10 italianë.
Sipas medieve të huaja, ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Hetimi i cili kishte nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe shkatërrimin e dy grupeve, të cilat merresheshin me tregtimin e drogës.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarveu gjet dhe sekuestrua 1 kg kokainë, 160 gr hashash, 32.000 euro kesh dhe një orë luksoze.

