Çdo datë 29 Shtator kujtohen MARTIRËT e identitetit kombëtar, heronjtë e gjallë dhe të vdekur antikomunist të Malësisë së Gjakovës.
Tashmë nga viti 2018 e vijim kur Këshilli Bashkiak Tropojë njohu e vendos si datë përkujtimore të viktimave të diktaturës vrastare te pashembullt në Europë, referuar masakrës së 29 Shtatorit 1946, ku u vranë Fetë Sadiku dhe Ukë Quni edhe akti më sublim i Zef Markut me vllezër në Nikaj – Mertur.
Gjithashtu kjo datë është në kujtim të fëmijëve të vdekur në kampin famëkeq të Tepelenës dhe akademik e patriot jashtë vendit, vrasjet me gjyq e pagjyq, burgjet, internimet, dëbimet etj ndaj popullit e trevës të Malësisë së Gjakovës nga Qafa e Agrit deri Qafë Morinë.
NUK HARROJMË….
Respekte e mirënjohje me përulësi për sakrificën dhe vuajtjet e popullit martir të Tropojës nga dora kriminale e diktaturës komuniste!🙏🇦🇱


