Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim që po bën te Hotel Tirana me sindikatat, deklaroi se historia e Shqipërisë, por edhe botërore na mëson, se forma më e fuqishme e protestës është ajo që strukturohet me sindikata.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka kaluar çdo llojë limiti, ndërsa shtoi se edhe Enver Hoxha ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa kreu aktual i qeverisë.
“Ju e shifni mirë se çfarë ndodh me çmimet, se si varfëroren shqiptarët nga muaji në muaj me rritjen e çmimeve. Dhe kjo nuk ndodh në Maqedoni, nuk po flas për Gjermaninë, e cila caktoi 45 miliardë euro vetëm për të përballuar rritjen e çmimeve për qytetarët e vet. Po marrim Maqedoninë e Kosovën. A kemi të drejtë të krahasohemi me Kosovën? Kemi plotësisht të drejtë të krahasohemi. Kjo para që merret me rritjen e çmimeve, është paraja e dhimbjes së qytetarëve. Kosova ua kthej, u kthej 100 euro për pensionistë, për studentë, për punonjësit e administratës dhe dyfishim të ndihmës ekonomike. Dhe ky tallet, vetëm tallet. Dha 50 milionë, 3 herë më parë dhe ato nuk e merr vesh kush si i shpërndanë. Edi Rama ka kaluar çdo lloj limiti. Ju garantoj se diktatori i fundit shqiptar ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa është sot Edi Rama. Edi Rama tejkalon çdo standard”, tha Berisha.
“Ky takim është mjaft i rëndësishëm, sepse forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia e Shqipërisë dhe jo vetëm e saj, është ajo që strukturohet me sindikata. Ju garantoj se do të kenë mbështetjen totale të PD, Frontit të Shpëtimit të Shqipërisë dhe opozitës. Sindikata e Arsimit të Lartë është hedhur në betejë, e pedagogëve. Në datën 5 tetor, kanë shpallur grevën e përgjithshme, protestën, por le të pyesin veten, a janë mësuesit më mirë? Jo mësuesit janë më keq se pedagogët. Si janë mjekët dhe infermirët, nuk kanë qenë kurrë siç janë sot”, theksoi ai

