Ilirian Xhani është 57- vjeçari, që mbrëmjen e së martës u dogj në një barakë në Sarandë ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve që kishte marrë në masën 70% të trupit.
Atij j’u dha ndihma e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Rrugës për në kryeqytet ka humbur jetën.
Gjithsesi trupi i tij u dërguanë Tiranë pranë institutit të mjekësisë ligjore për të bërë ekspertizën sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, në vendin e quajtur “ish-ushqimorja”, në Çukë të Sarandës, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës ku ai po qëndronte.

