Pastrim për të gjithë gjithë ata që ndërtuan një regjim që i dhunoi dhe masakroi shqiptarët
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki dhe deputetja Albana Vokshi kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për lustracionin.
Projektligji i hartuar nga selia blu parashikon hapjen e plotë të dosjeve për çdo qytetar që e kërkon, por edhe largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që kanë pasur lidhje me Partinë e Punës ose i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.
I pyetur se çfarë parashikon ligji, Bylykbashi tha se “PD siç kishte premtuar në koherencë të plotë me qëndrimet e saj në 30 vitet e fundit ka dorëzuar ligjin që parashikon lustracion për të gjithë ata zyrtarë që ndërtuan një regjim që i dhunoi dhe masakroi shqiptarët për 50 vite”.

