Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një vizitë sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku katër fëmijëve që nuk dëgjonin u është vendosur sot implanti koklear, që ju mundëson rikthimin e dëgjimit.
Lajmin e mirë, ajo e përcjellë vetë në rrjetet sociale dhe ja çfarë shkruan:
😍 Për Jobinin e vogël, Enean, Deonin dhe Griseldën sot është një ditë e veçantë. Sapo kanë kryer ndërhyrjen delikate të vendosjes së implantit koklear dhe nisin rrugën e shpresës, drejt rikthimit të dëgjimit, duke sjellë gëzim dhe emocion të papërshkrueshëm për prindërit dhe familjet e tyre por edhe për prof. Besimin, dr. Birkenën, dr. Suelën, logopede Berjanën dhe të gjithë stafin e palodhur të shërbimit terciar të #ORL që po bëjnë të mundur këtë mrekulli🙏🏼
✅ Jam shumë krenare që ia kemi dalë të financojmë plotësisht, të gjithë paketën e implantit koklear🦻 për fëmijët me humbje të thellë dëgjimi, një ndërhyrje e kushtueshme por që mundësohet 100% #falas nga shteti.
#FëmijëtTëParët❤️
#DrejtShëndetësisëQëDuam


